Tahiri: Reagimet e Serbisë për urat në Mitrovicë janë histerike (VIDEO) NULL NULL 03.07.2025 12:55 03.07.2025 12:55 Gazetari Besnik Tahiri ka komentuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova reagimet e fundit të presidentit serb Alleksandar Vuçiq, i cili i ka quajtur dy urat e reja në Mitrovicë “një armë”. Tahiri i cilësoi këto deklarata si “reagime histerike” nga Beogradi, duke theksuar se Serbia e di shumë mirë që ndërtimi i urave është i bazuar në një marrëveshje zyrtare. “Ka qenë një reagim pak histerik, sepse e dinë mirë që është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy komunave, dhe kjo e bën krejt procesin ligjor”, tha ai. Sipas gazetarit, ndryshe nga një vit më parë, kur u planifikua hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe pati reagime të ashpra, reagimet kësaj here janë më të zbehta nga Brukseli. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 32 minuta më parë