Tahiri: Qosja ngriti ndërgjegjen kolektive dhe ruajti fjalën e lirë NULL NULL 27.04.2026 10:05 27.04.2026 10:05 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në jetën intelektuale dhe politike shqiptare. Tahiri u shpreh se veprat e Qosjes nuk kanë krijuar vetëm estetikë, por edhe etikë politike, duke prodhuar jo vetëm dije, por edhe ndërgjegje në një kohë kur, sipas tij, fjala shpesh është komprometuar. “Veprat e Rexhep Qosjes nuk prodhuan vetëm dije, por ndërgjegje në një kohë kur fjala shpesh bëhej kompromis, ai e ruajti këtë për ta përçuar të vërtetën”. “U dëshmua se mendimi kur është i lirë, është i drejtë, ai dëshmoi se nuk duhet kurrë fjala e lirë e një intelektuali t’i nënshtrohet frikës së pushtetit, qëndrimi i tij prej një intelektuali e bëri atë që ta ngrit vetëdijen kolektive dhe ta rritë këtë në një pikë referimi që u jep kuptim kohëve që vijnë”, tha Tahiri në seancën dedikuar Qosjes i cili vdiq pak ditë më parë në moshën 89-vjeçare./Klankosova.tv