Tahiri, qeverisë: Merrni masa të qëndrueshme për energji – qytetarët po përballen me vështirësi për ngrohje NULL NULL 25.12.2024 15:48 25.12.2024 15:48 Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se thirrja e Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe KESCO-s për kursim gjatë orëve të pikut, të përcaktuara në mes 18:00 dhe 21:00-24:00, duke më shumë si një arsyetim sesa zgjidhje e mirëfilltë. Tahiri tha se koha e pikut përkon me nevojën për ngrohje dhe përdorimin e shërbimeve me energji elektrike. “Orari 18:00 tregon një periudhë kur qytetarët, gjatë gjithë ditës, nuk përdorin pajisjet e tyre në mënyrë intensive, ose lidhet me momentin e përgatitjes së ushqimit. Ndërsa orari 21:00 – 24:00 përputhet me kohën kur temperaturat bien ndjeshëm dhe fillon tarifa e lirë”. “Në vend që të zgjasin oraret e tarifës së lirë, qytetarëve u propozohet të shtojnë konsumimin e energjisë gjatë tarifës së shtrenjtë, e cila është tashmë e papërballueshme për shumëkënd. Siç duket, të gjitha masat e propozuara dhe të zbatuara kanë dështuar. Kjo dëshmohet edhe me rritjen e kufirit maksimal të konsumit deri në 1400 MW”, shkroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se për sa i përket nën-stacioneve si ai i Fushë Kosovës, përgjegjës për dështimin është KOSTT-i, siç sipas tij, është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. “Ndryshoni oraret, merrni masa të qëndrueshme – qytetarët tashmë përballen me vështirësi ekstreme për ngrohje dhe me çmime të papërballueshme”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 43 minuta më parë