Tahiri: Qeveria të përmbush obligimet që të mos dalim të paaftë NULL NULL 07.10.2024 11:52 07.10.2024 11:52 Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se qeveria duhet t’i përmbush obligimet e saj, në mënyrë që të mos duket si e paaftë. “Një qeveri e shëndoshë, një qeveri që mban lidhje të shëndoshë me partnerët tanë, nuk e bien punën me i vendos sanksione, por unë nuk mund të flas në emër të qeverisë, krejt çka mund të them është se këto sanksione të mos shtohen”, u shpreh Tahiri, njofton Klankosova.tv. “Qeveria duhet t’i përmbush obligimet e saja, nëse flitet për sigurinë e mallrave, qeveria duhet t’i ofrojë kushtet. Duhet të përmbushim detyrimet tona, që të mos dukemi të paaftë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 16 minuta më parë