Tahiri: Po presim ndryshimin e ligjeve për ta hapur një fabrikë të prodhimit të armëve “made in Kosova” NULL NULL 05.04.2024 14:35 05.04.2024 14:35 Ridvan Tahiri, ekspert i armëve Eksperti i armëve, Ridvan Tahiri, ka folur për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për prodhimin e armëve “made in Albania”. Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Tahiri tha se kjo është një iniciativë e mirë dhe se për një fabrikë të tillë ka menduar edhe vet ai që ta hap në Kosovë, por se po presin ndryshimin e disa ligjeve. “Kemi menduar që të prodhojmë armë të gjata “made in Kosova”, por tash ta shohim se sa e lejon ligji i Kosovës. Jemi në bisedime me fabrika të ndryshme nga Turqia dhe shtete të tjera që ta bëjmë një bashkëpunim për lëndën e parë, por gjithsesi presim nga ligjet se a do të ndryshojnë apo jo”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv. Tutje, Tahiri shprehu interesimin edhe për hapjen e ndonjë fabrike me kapacitet më të vogël për mbushjen e municionit të kalibrave të ndryshëm por tha se “ende s’kemi hasur në ndonjë kompani serioze që i shet këto makineri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025