Tahiri për projektligjin për zyrtarët publikë: Ky ligj nuk duhet të kalojë, assesi NULL NULL 17.08.2022 23:13 17.08.2022 23:13 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot gjatë ditës ka bërë të ditur se është proceduar projektligji për pagat dhe projektligji për zyrtarët publikë, por shefi i grupit parlamentar të AAK-së, projektligjin e fundit e sheh si sulm të drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore deh sipas tij nuk duhet asesi të kalojë si ligj. “Duke e lexuar projektligjin e ri për zyrtarët publikë, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në administratë publike. Ky projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit”, ka shkruar Tahiri në facebook. “Projektligji i ri për zyrtarët publikë, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundër kushtetuese, që në esencë janë fshesë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore… Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi”. Ndërkaq Sveçla gjatë ditës tha se të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike dhe rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Një tjetër aktvendim i Komerciales i kërkon ZRrE-së pezullimin e vendimit për rrymën e bizneseve 04/07/2025
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025