Tahiri për Haxhiun: Çka të thuhet për Albulenën, sa herë e çojmë në gjykata, e fitojmë rastin NULL NULL 25.03.2023 14:24 25.03.2023 14:24 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar në konferencë për media vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Pushteti i madh i Kurtit nuk arriti ta kapë KPK-në, shkruan Klankosova.tv. Në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është “goditje për Republikën e Kosovës”, Tahiri tha që kishte lexuar ndërkohë diçka nga konferenca e Haxhiut. “Po çka me thonë për Albulenën? Atë sa herë e çojmë në gjykata, e fitojmë rastin!”, u përgjigj Tahiri. “Fatkeqësisht, Ministria e Drejtësisë është e mbipopulluar prej një stafi politik që iu ka dhënë mandat Albin Kurti dhe janë shumë të padijshëm. Iniciatiavit e tyre janë të dobëta dhe pa efekt për t’u mundësuar qytetarëve qasjen në sistemin e drejtësisë. E më fatkeqësi është të dëgjosh nga një ministre e drejtësisë kur flet për Avokatin e Popullit në kuadër të KP qysh i kishte përcaktuar. Avokati i Popullit mbron të drejtat e qytetarëve të Kosovës, të cilat mund të shkelen nga autoritetet shtetërore”, sqaron ish-ministri i drejtësisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months