Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri (PDK): VV do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve

NULL NULL
23.06.2025 10:36

Deputeti i betuar i PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi para mediave se LVV-ja do të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve.

Kjo pasi sipas tij, VV-ja nuk ka partnerë për qeverisje, dhe siç deklaroi Tahiri, matjet e fundit e kanë nxjerr këtë parti që ka rënie të madhe.

“Deputetët e kanë përgjegjësi ligjore të jenë në seancë dhe me i dhënë drejtim formimit të organeve të Kosovës. Ju e dini që këtu nuk jemi të bllokuar te partitë e tjera, port e partia e parë. Këta kanë vendosur të bllokojnë situatën, nuk mund ta bllokojë situatën asnjë parti tjetër pos VV-së. Atyre u takon të marrin veprime, ne kemi hapur rrugë. Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve ka me qënë VV-ja, këta nuk kanë partnerë të qeverisë. Në matjet e fundit është partia që ka rënien më të madhe”, u shpreh ai, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.