Tahiri: Nesër, mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit NULL NULL 27.06.2025 23:08 27.06.2025 23:08 Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nesër është mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit të kuvendit. Tahiri tha se takimi i nesërm i thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, me partitë e tjera politike, nuk duhet të shndërrohet në një tjetër, siç e quajti ai, “eveniment” medial, por duhet shndërruar në përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje. “Sidoqoftë, takimi i nesërm nuk duhet të shndërrohet në një tjetër ‘eveniment’ medial sa për të konsumuar konsultimin politik e partiak, por përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje dhe për të dalë nga kjo ‘hije e zezë’ që ka kapluar jetën parlamentare”. “Nesër duhet të sjellim qartësi, për shkak se akt-vendimi ka dhënë se paku një afat kohor që brenda 30 ditëve duhet të përbëhet Kuvendi”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ai u shpreh se të gjithë duhet ta kuptojnë se gjendja aktuale është produkt i mendësisë së mosbesimit dhe rrëmujës, si ambient që sipas tij, Kurti di të operojë mirë. “Pra, assesi nuk duhet që nesër të bëjmë vetëm një ushtrim formal ‘konsultimi partiak’ para se Kuvendi të shkojë në pushim veror”, tha ai. Thirrjes së Kurtit për takim nesër me fillim nga ora 16:00 i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha partitë opozitare shqiptare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025