Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër, bashkon qytetin e Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2025 23:33

Arian Tahiri, nënkryetar i Mitrovicës së Jugut sonte në emisionin “Edicioni Special” ka folur rreth synimit të Qeverisë në detyrë për të dertuar dy ura të reja në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me qëllim të lidhjes së Mitrovicës Veriore, e banuar me shumicë serbe, me Mitrovicën Jugore, e banuar me shumicë shqiptare.

Tahiri tha se përderisa një projekt është në të mirën e qytetarëve, atë projekt e mirëpret, transmeton Klankosova.tv.

“Konsideroj se secili projekt i cili është në  të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur edhe në Mitrovicë e gjithandej Kosovës. Jemi duke folur konkretisht për dy ura mbi lumin Ibër, që bashkojnë qytetin e Mitrovicës dhe që kontribuojnë në mirëqenie, standard dhe perspektivë më të avancuar në qytetin e Mitrovicës”, tha Tahiri.

Tutje, nënkryetari i Mitrovicës së Jugut foli rreth planeve të ndërtimit të këtyre dy urave.

“Njëra urë është projekt që lidhet që nga viti 2022, është një investim që ka bërë komuna e Mitrovicës përgjatë lumit Ibër, pra shëtitoren, e ka lidhur liqenin artificial me qendrën e qytetit të Mitrovicës. Është investim që është bërë në dy anët e lumit Ibër. Ky projekt ka mbetur peng për shkak të mungesës së mjeteve financiare”.

“Mirëpo, paralelisht me këtë, ka qenë ideja dhe vendimi që të krijohet edhe një urë tjetër, një urë që kontribuon gjithashtu në perspektivën dhe mirëqenie” u shpreh Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.