Tahiri kujton Bajram Rexhepin: Bashkëpunimi me të ishte një shkollë dhe frymëzim NULL NULL 21.08.2025 18:33 21.08.2025 18:33 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta ish-kryeministrin Bajram Rexhepi. Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi të tij me të ndjerin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke shkruar: “Me respekt e nderim kujtojmë sot ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin – mjekun humanist, luftëtarin e lirisë dhe burrështetasin që i shërbeu vendit me përkushtim.” “Jam shumë i lumtur që kam pasur nderin të bashkëpunoj afër me të në Qeverinë e dytë të Kryeministrit Thaçi. Përvoja me të ishte frymëzim dhe shkollë e vërtetë në shërbim të vendit,” ka thënë Tahiri.