Tahiri: Jam në krah me mitrovicasit, do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza NULL NULL 25.10.2025 21:32 25.10.2025 21:32 Arian Tahiri, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga PDK-ja, ka thënë se gjithmonë ka qenë dhe do të jetë pranë qytetarëve të komunës ku po kandidon. Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai theksoi se fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta vazhdojë së bashku me mitrovicasit dhe Bedri Hamzën, ish-kandidatin për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. “Unë kam qenë në krah me qytetarët e Mitrovicës. Forca më e madhe janë qytetarët e Mitrovicës. Vetëm në krah me qytetarët”, tha Tahiri. “Do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza dhe me secilin person të respektuar”, shtoi ai. /Klankosova.tv