Tahiri: Dy raste kontakti dhe një rast i ri për të cilin po i gjurmojmë kontaktet NULL NULL 24.05.2020 00:01 24.05.2020 00:01 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dhënë detaje lidhur me 3 rastet e reja me Covid-19 që u shfaqën atje. “Sonte janë konfirmuar 3 raste me Covid 19 në Vushtrri, 2 raste kontakti dhe 1 rast i ri për të cilin po punojmë bashkë me IKSHPK që të gjurmojmë kontaktet”. “Duhet ndryshuar strategjia, duhet që të gjithë bashkë, por në veçanti institucionet qendrore të fokusojnë energjitë në vetëdijesim për masat mbrojtëse ndërsa jeta, ekonomia duhet të vazhdojë sa me normal që mundet”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025