Tahiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbledhur kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në këtë komunë. Tahiri ka bërë të ditur se në këtë mbledhje kanë diskutuar për rezultatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Klan Kosova. “Mbledhja e parë me kryetarët e nëndegëve dhe kryesinë si kryetar i degës në Vushtrri. Diskutuam për rezultatin, dinamikën e re dhe hapat që duhet të ndërmerren në ditët në vijim”. Tutje Tahiri thot se do ta kthejnë LDK-në aty ku e ka vendin. “I njoftova për punët e mira të komunës si dhe planet për vitin 2021. Vazhdojmë së bashku, do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin”, është shprehur Tahiri.