Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Bota po ndryshon, në këtë ndryshim Kosova duhet të adaptohet (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2025 21:32

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në emisionin Rubikon sjell pikëpamjet e tij mbi zhvillimet më të rëndësishme politike dhe institucionale në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Kosova, duhet të pozicionohet mençur në kontekstin e ri të politikës globale dhe sigurisë ndërkombëtare.

Tahiri ka theksuar se vendi duhet të adaptohet me ndryshimet e mëdha në botë.

“Jemi me fat të madh që e kemi Shqipërinë, kemi miq si Amerikën, në aspektin e sigurisë e kemi mik edhe Turqinë e në veçanti edhe Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi miq, por ajo që dua të them është se bota është ka ndryshon. Në këtë tempo duhet me u adaptu. Sot për mua patrioti më i madh në këtë vend është ai që e qon e ngritë Kosovën lart”.

“Patriotizmi në definicion, janë ata njerëz që e dojnë dhe e mbrojnë historinë dhe vendin e vet, por edhe në momente të caktuara marrin vendime të caktume, të cilat janë në shërbim të kombit, të cilat të qojnë përpara. Në këtë kohë, kompromisin shumë njerëz në politikë, e kanë përshkruar si koncesion. Nuk është kompromisi koncesion”, tha Tahiri në Rubikon të Klan Kosovës.

Për më tepër, Tahiri ka marrë si shembull edhe pozicionimin historik të Ibrahim Rugovës karshi ndërkombëtarëve dhe kompromiset që është dashur të bëjë për të mirën e vendit.

“A e din sa drafte ia ka dërguar Richard Holbrook- Ibrahim Rugovës, unë nuk e kam ditë Mihamrrem Nitaj më ka tregu ka qenë një numër mbi dhjetë. Fillimisht një draft ja ka dërgu Rugovës, shumë i keq për Kosovën ai ka thënë po se e ka ditë që ai thotë jo, në një moment Rugova e ka krijuar momentumin që draftet që i kanë shkuar Sllobodan Milloshoviqit më kanë qenë të papranueshme e krejt Serbinë, për këtë ka ndodhë intervenimi i NATO-së”.

“Ne kemi bërë kompromis me Marty Ahtisarin është e vërtetë por e kemi shpallë pavarësinë e Kosovës, të kanë njoftë mbi 100 shtete dhe në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur pavarësinë”, tha Tahiri. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.