Tahiri: BE duhet të merret me Serbinë, pas tentim-sulmit në Veri NULL NULL 28.12.2016 23:36 28.12.2016 23:36 Edita Tahiri, ministrja për Dialog ka thënë Bashkimi Europia duhet të merret seriozisht me Serbinë pas tentim-sulmi me bombë afër zyrave të reja të Qeverisë së Kosovës në Veri. “Tentim-sulmi, ka ndodh pikërisht në afërsi të objektit të Qeverisë që e kemi inauguruar sot”. “Sot aty kanë filluar punën mbi 20 ministri dhe agjencione”. “Ky sulm tregon se Serbia po i kundërvihet marrëveshjeve me bomba e mure”. Këto komente Tahiri i ka bërë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, pasi është bërë e ditur se afër zyrave të Qeverisë që janë inauguruar sot është gjetur një bombë. “Serbia me këto akte po tregon se nuk i zbatojnë marrëveshjet”. “Bashkimi Europian si garantuese e marrëveshjeve duhet të merret seriozisht me Serbinë, sepse ky sulm është kundër krejt këtij procesi”. klankosova.tv