Tahiri (AAK): Problematike mungesa e kuorumit në Kuvend pa veprim politik NULL NULL 28.04.2023 13:53 28.04.2023 13:53 Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”. Në këtë tryezë ku u diskutua edhe për mungesën e deputetëve nëpër seanca, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është problematike mungesa e kuorumit pa veprim politik, njofton Klan Kosova. “Nëse ka diçka më së shumti që më pengon është gjuha jo parlamentare. Këto elemente krijojnë shumë pengesa në funksionim”. “Mungesa e kuorumit. Është tepër me rëndësi që kuorumi të sigurohet. Ne si opozitë e kemi veprimin tonë politik. Ne nuk jemi në qeveri me ja bo votat VV-së. Mirëpo praktika nënshkruaj e dil, pa veprim politik, është e papranueshme”. “S’ka logjikë të mos dihet se për çfarë kam votuar unë. Duhet të gjendet forma e votimit elektronik. Ta bëjmë një tender njëburimor dhe t’i bëjmë pajisjet”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë