Tahiri: A duhet ta lejojmë largimin e qytetarëve nga Kosova? NULL NULL 03.07.2025 11:44 03.07.2025 11:44 Pas ndërprerjes së seancës së 41-të konstituive, deputetët e ish-opozitës, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit. Aty u deklarua edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili tha se vendi ka nevojë sa më parë që të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria. Tahiri tha se tani më shumë se kurrë vendit i duhet një hetim i thellë në sektorin e energjisë. “Energjia nuk është lluks. Energjia është nevojë për secilin qytetarë. Sot kostoja e energjisë po bëhet e papërballueshme. Në situatën në të cilën po jetojmë, qytetarët e kanë vetëm një rrugëdalje, vetëm largimin nga Kosova. A mund ta lejojmë këtë”, deklaroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 3 orë më parë