Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: 21 nga 24 qytetarët e infektuar janë shëruar, në kohë rekord po e mundim armikun e padukshëm

NULL NULL
28.04.2020 10:23

Nga 24 persona të cilin ishin prekur me koronavirus në Vushtrri, tashmë janë shëruar 21.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka bërë gjithashtu apel që qytetarët të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat kundër pandemisë.

“21 nga 24 qytetarët e prekur me #coronavirus tashmë janë shëruar. Më 24 mars e kishim rastin e parë të konfirmuar. Pra me disiplinë e kujdes në kohë rekord në harkun 1 muaj e 1 javë ne po e mundim këtë armik të padukshëm”.

“Kjo do të jetë fitorja më e ëmbël e që na largon nga liga e koronavirus”, ka shkruar ai.

 

lajme të ngjashme