Sytë nga qielli, në mesnatë ndodh një fenomen i rrallë NULL NULL 30.05.2016 11:47 30.05.2016 11:47 Sytë dhe teleskopët drejtohen nga qielli në mesnatë, pasi ndodh një fenomen që është parë për herë të fundit para 11 vjetësh. Marsi i afrohet Tokës në distancën më të vogël, vetëm 75.3 milionë km. Fenomeni pritet të ndodhë në orën 23:34, por momenti më i mirë për ta parë është rreth orës 01:00. Ai mund të shihet me sy të lirë në drejtim të jugut, mes yjësisë së Peshores. Një teleskop me diametër 100 milimetra do të bënte të mundur vëzhgimin e fenomenit në kushte ideale./shekulli