Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sylvinho flet për hidhërimin dhe dëmtimin e Brojës (VIDEO)

NULL NULL
16.11.2025 21:29

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për momentin e hidhërimit të Armando Brojës në ndeshjen kundër Andorrës, ku sulmuesi ishte mërzitur pasi ishte zëvendësuar.

“Çdo gjë është e zgjidhur. Kam folur me të, kam folur me grupin. Është shumë okej”, ka thënë Sylvinho për Klan Kosovën dhe Artmotion në lidhje me hidhërimin e Brojës.

Ndërkaq, ai foli edhe për situatën e lëndimit që ngjau sot ndaj Anglisë ku Broja u largua nga ndeshja.

“Për momentin nuk e di si është gjendja e tij. Shpresoj që nuk ka asgjë. Por akoma duhet të flas me të dhe me doktorin.”

lajme të ngjashme