Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sylvester Stallone flet për incidentin që gati ia ndali zemrën

NULL NULL
12.11.2021 12:27

Sylvester Stallone ka treguar sesi për pak ka qenë duke humbur jetën gjatë xhirimeve të “Rocky IV”.

Ai zbuloi se është lënduar rëndë nga Dolph Lundrgren, i cili luajti rolin e armikut të Rocky, Ivan Drago në filmin e vitit 1985, pasi një zënkë që nuk ka shkuar mirë.

Aktori i famshëm tha se kishte murgesha që janë lutur për të në kujdesin intensiv pasi Dolph e goditi në zemër.

“Tensioni im i gjakut shkoi në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt”, tha Stallone. Ai kishte qëndruar  në spital për nëntë ditë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Aktori tutje sqaroi se ishte i detyruar t’i bindej mjekëve, ndërsa Dolph e pranoi se ishte shkaktari i aksidentit.

lajme të ngjashme