Syla: Protesta e sotme e Vetëvendosjes ishte kundër PSD-së NULL NULL 29.09.2018 17:52 29.09.2018 17:52 Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga Vetëvendosje. Syla tha se protesta që i përngjan asaj të Azem Vllasit e Kaqusha Jasharit në vitin 1988, u kamuflua si protestë kundër Thaçit por në fakt ishte protestë kundër Shpend Ahmetit të PSD-së. ”Protesta e sotshme i përngjanë asaj të Azem Vllasit e Kaqusha Jasharit e vitit 1988… një inskenim tash me autobusa se u nisen këmbë krejt Kosova.. minatorët me flamura të Trepçës, gjakovarët me fjalime, aktorë e Kasapoll teatri, që fillojnë fjalime me punëtorë dhe puntore dhe studentë e studente, kishe kundër Hashim Thaçit, por në fakt kundër PSD’së të Shpendit, Dardanit dhe Molliqajt”. Tutje, Syla tha se munguan vetëm jugortët dhe flamuri i Jugosllavisë dhe se Kurti u mundua ta shpall Thaçin Milosheviq ndërsa socializmin ta patentojë vetëm për vete dhe të vendos vetëm ai. ‘Munguan vetëm jogurtat dhe flamuri i Jugosllavisë i lidhur me flamurin shqiptar. Albin Kurti u mundua që Thaçin ta shpallë Milosheviq dhe ta pantentoj një herë e përgjithmonë socializmin për veti, përkatësisht, Vetëvendosjen, me Vendos veç Vet’.