Syla: Për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit nuk e dinim, u njoftuam nga mediat (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 15:04 04.07.2025 15:04 Dy seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, janë anuluar për shkak të fillimit të ekzaminimit të tij psikiatrik. Megjithatë, avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se palët nuk janë njoftuar zyrtarisht për këtë zhvillim. Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Syla tha se ky informacion u bë i ditur vetëm pas raportimeve në media. “Nuk kemi qenë të njoftuar se kur është shtypur ai vendim dhe i është dërguar palëve, gjegjësisht edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nuk kemi ditur as kur ka filluar ekzaminimi i Naim Murselit. Këtë informacion e kemi marrë nga ju, mediat. Pasi u bë publik nga mediat, kemi mësuar edhe nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë se Naimi ka qenë i shtruar në forenzikë që një javë”,deklaroi Syla, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 2 orë më parë