Syla: Do t’i denoncoj ata që më kërcënojnë në Facebook NULL NULL 14.04.2023 00:45 14.04.2023 00:45 Gazetari Valon Syla, është zotuar se do t’i denoncojë ata që e kërcënojnë në Facebook. Syla tha se këta persona i kanë kapërcyer të gjitha kufijtë e njerëzore. “Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete. Të fala”, tha Syla në Facebook. Ai u sulmua para disa ditësh nga disa persona në lagjen “Bregu i Diellit”. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të madh pro dhe kundër në opinion publik. Rasti ka ndodhur pasi gazetari Valon Syla, kishte komentuar dhuratën që e kishte marrë Hoxha, Mazllam Mazllami, me rastin e pensionimit. Syla e kishte quajtur “Mulla Mercedesi”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë