11:37, 1 Qershor 2020

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova Gazmend Syla, tregoi përshtypjet e veta në ditën e sotme pas hapjes së fazës së tretë.

Syla ditën e sotme e ka krahasuar me çlirimin e Kosovës.

“Dita e sotme mua mu duk sikur kur ne filluam pas luftës të zbresim në rrugë nga malet me frikën se mund të na ndodhë diçka rrugës. Përafërisht edhe gjatë luftës e kemi pasur këtë periudhë kohore. Jo se ne kemi pasur frikë. Sot dita ka filluar me gjallëri, me më shumë gjallëri. Më shumë lëvizje. Disa bënin gati lokalet e tyre për të filluar punën. Domethënë një lloj çlirimi”.

Ai foli edhe për punën në Klan Kosova gjatë kohës së pandemisë.

” Në Klan nuk kemi pushuar gati fare, përpos në ndonjë rasti ekstrem. Disa nëna që është dashur të kujdesen në shtëpi me fëmijë, për shkak të mungesës së çerdheve. Ato është dashur të qëndrojnë në shtëpi. Edhe ne kemi punuar më një riorganizim të orarit për të mos munguar “.

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova foli edhe për fazën e tretë të hapjes.

Ai tha se njoftimi mbi hapjen e çerdheve është i vonuar.

Syla tha se lidhur me këtë mungon sqarimi se si duhet të operojnë këto institucione parashkollore.

“Po e vërtetë njoftimi mbi operimin e çerdheve se si duhet të operojnë është e vonë. Lajmi se çerdhet do të hapen më 1 qershor ka qenë më i hershëm, por nuk mjafton të thuhet se do të hapen çerdhet më 1 qershor, përderisa nuk ka instrukcione nga MASHTI”.

“U tha se fëmijët deri në 5 vjeç do të rikthehen. Por për edukatoret dhe institucionin ka shumë punë. Nuk është më çerdhja e njëjtë sikur para datës 13 mars. Ka njëfarë protokoli që duhet të ndjekur”.

“MASHTI e ka dërguar vonë një udhëzues dikur ka ora 22 e mbrëmjes, por aty nuk janë dhënë detaje se si duhet të vishen fëmijët, se si duhet të mbathen, lëvizin, pra me detaje se si duhet të sillen. Unë nuk besoj që as edukatorët kanë pasur mundësi ti marrin informatat e nevojshme”.

“Prandaj konsideroj që edhe Shpend Ahmeti në Prishtinë, Ardian Gjini në Gjakovë por edhe kryetarët e tjerë nuk kanë ndonjë veprim politik lidhur me porositë që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë