Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Sy për sy” – banorët e Teheranit të zemëruar pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite

NULL NULL
14.06.2025 13:28
Foto nga BBC
Foto nga BBC

Banorët e Teheranit kanë shprehur zemërim dhe indinjatë pasi Izraeli nisi sulme vdekjeprurëse në kryeqytetin iranian të premten.

“Izraeli vrau komandantët tanë dhe çfarë presin në këmbim? Një puthje?” tha Mahmoud Dorri, një shofer taksie 29-vjeçar për Associated Press. “Ne do t’i ndjekim për t’i ndëshkuar: sy për sy”, transmeton Klankosova.tv.

Një tjetër banore, një mësuese 31-vjeçare, shprehu mbështetjen e saj për vendin e saj për kundërshtimin e qeverisë izraelite, veçanërisht pas sulmit të zgjatur në Gaza.

“Dikush duhet t’i ndalë izraelitët. Ata mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan në çdo kohë”, tha Pari Pourghazi për AP. “Irani tregoi se izraelitët gabojnë, megjithëse mund të shtypin njerëzit e Gazës ose Libanit me bombardime të rënda”.

Të tjerë bënë thirrje për përmbajtje pas sulmeve izraelite. “Unë e mbështes vendin tim. Izraelitët bënë një gabim duke nisur sulmet ndaj Iranit, por shpresoj që kjo të marrë fund”, tha mekaniku 61-vjeçar i automjeteve Houshang Ebadi. “Lufta nuk do të japë fryte për asnjërën palë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.