Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Swatch, bateri gjashtëmujore për orë intelegjente

NULL NULL
08.05.2015 10:00
Orët intelegjente janë e ardhmja e orëve. Me këtë bateri do të jenë edhe më të kërkuara.

Swatch do të prodhojë bateri për orët inteligjente që të do zgjasë deri në gjashtë muaj. Drejtori ekzekutiv Nick Hayek, tha për gazetën zvicerane “Handelszeitung” se po punojnë në krijimin e një bateria për orë inteligjente dhe makina që ka kapacitet dyfish më të lartë se bateritë që për momentin janë në treg.

“Vitin tjetër ne do të vijmë në treg me një bateri revolucionare, jo vetëm për orët por edhe automobilat.”

Në muajin mars, Swatch prezantoi një orë inteligjente me çmim të lirë, me synimin për të sfiduar Apple dhe kompanitë e tjera që kanë sjellë orë të tilla më çmime shumë të larta. Touch Zero One kushton vetëm 147 dollarë dhe pritet të dalë në treg këtë muaj.

Për më shumë, Swatch në gusht të këtij viti do të prezantojë një orë të thjeshtë me çipin NFC për të mundësuar pagesat e faturave.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.