Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

 Sveçla viziton Qendrën e Azilit 

NULL NULL
06.03.2020 16:43

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, ka vizituar Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Në kuadër të kësaj vizite, Sveçla ka parë për së afërmi kushtet në të cilat qëndrojnë azil-kërkuesit në këtë Qendër, ku u prit nga udhëheqësi i kësaj qendre, Fitim Zariqi.

Më këtë rast, Sveçla ofroi përkrahjen e tij  dhe të MPBAP-së, për të mbështetur nevojat emergjente që ka kjo Qendër, me qëllim të përgatitjes për çfarëdo fluksi që mund të ketë Kosova nga azilkërkuesit.

Gjithashtu, është bërë vlerësimi i kapaciteteve të menaxhimit të fluksit të mundshëm të emigrantëve, duke marrë parasysh tendencat e fundit të imigrantëve në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë që ka Republika e Kosovës me kapacitetet e saja, në rast se do të ballafaqohemi me një krizë të mundshme.

lajme të ngjashme