Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi lidhet me profile që shfaqin foton e kriminelit Mladiq NULL NULL 06.07.2025 14:00 06.07.2025 14:00 Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla dha detaje shtesë rreth personave që mund të ishin pas kërcënimit ndaj Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živkoviq, dhe në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, raporton Klankosova.tv. “Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS”, thuhet në postimin e Sveçlës në Facebook. “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić. Institucionet e Kosovës janë duke trajtuar rastin me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas kërcënimit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë”. Gjatë ditës së shtunë, Parlamenti u kërcënua përmes një telefonate, ku deputetët e zgjedhur u detyruan të largoheshin menjëherë nga objekti, ku dyshohej se mund të ketë rrezik për bombë. Por, sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ky alarm ishte i rrejshëm. Gjatë ditës së shtunë, Klankosova.tv raportoi po ashtu se kërcënimi erdhi nga Serbia, raportim i cili dje u konfirmua nga policia, derisa sot edhe nga ministri i Brendshëm në detyrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 38 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 46 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day