Sveçla takohet me Kosnett, e njofton me masat që ka marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19 NULL NULL 26.03.2020 17:28 26.03.2020 17:28 Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett. Sveçla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së. “Kërkova që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Personalisht e njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19”. “Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se kam marrë pozitën e u.d. ministrit. Gjithashtu e njoftova ambasadorin Kosnett se në kuadër të kompetencave të mija, kam marrë vendim dhe kam aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës”. “Gjatë kësaj vizite ambasadori Kosnett ka vizituar edhe Qendrën Operative të grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), si dhe Qendrën Kombëtare të Menaxhimit te Kufijve (QKMK), të cilat gjenden në objektin e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në këtë postim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025