Sveçla: Protestat janë të milicisë fashiste – ata do të dështojnë, drejtësia do të fitojë NULL NULL 02.06.2023 20:11 02.06.2023 20:11 Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje në lidhje me sulmet që kanë ndodhur ndaj gazetarëve, policisë, dhe KFOR-it. Sveçla, në fotografinë që ka publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se 21 sulme kanë ndodhur ndaj gazetarëve, gjashtë policë janë lënduar, 30 trupa të KFOR-it janë plagosur, tre prej tyre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur brutalisht dhe dy vetura të policisë janë djegur, njofton Klankosova.tv. Sipas ministrit të Brendshëm, këto sulme dëshmojnë se protestat në veri nuk janë paqësore, dhe sipas tij nuk përfaqësojnë qytetarët. “Këto numra sulmesh kriminale dëshmojnë se protestat nuk ishin paqësore. Këto protesta nuk përfaqësojnë qytetarët. Protestat janë të milicisë fashiste. Por ata do të dështojnë, demokracia dhe drejtësia do të fitojnë”, shkroi Sveçla. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë