Sveçla përgëzon policinë për tri aksionet e sotme NULL NULL 17.05.2023 10:49 17.05.2023 10:49 Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet e korrura në tri aksionet e zhvilluara në orët e hershme të kësaj së mërkure. “Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, është shprehur Sveçla, transmeton KlanKosova.tv. “Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet”, ka vazhduar ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS