Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Spahiu nga Serbia – s’ka qenë i angazhuar më 2023 NULL NULL 11.06.2025 11:02 11.06.2025 11:02 Deputeti i LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ministria e Jashtme është duke punuar që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë nga Serbia. “MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend, raporton Klankosova.tv. I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Spahiu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”! Ish-polici Spahiu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 2023. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë