Sveçla: Mbi 80 terroristë ishin në Banjskë NULL NULL 29.09.2023 23:23 29.09.2023 23:23 Foto arkiv: Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri i terroristëve pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit në fillim është menduar se është 80, por tani është më i madh. Sipas Sveçlës, numri i terroristëve që morën pjesë në sulmin në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku ishte mbi 80. “Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh që dëshmon suksesin edhe më të madh të Policisë së Kosovës. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80”, tha Sveçla në një intervistë për REL-in, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se policia, atë ditë ka qenë edhe në numër më të vogël, por edhe me armatim më të dobët sesa grupi terrorist, por ia ka dalë që të realizojë një betejë të suksesshme, për të cilën tha se po marrin përgëzime nga të gjithë aleatët e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 7 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 14 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day