Sveçla: Bandat kriminale përmes metodave terroriste po e pengojnë fillimin e një procesi demokratik NULL NULL 07.12.2022 17:25 07.12.2022 17:25 Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media pas situatës së tensionuar në veri. Sveçla tha se situata atje është e qetë. Ai theksoi se bandat kriminale përmes metodave terroriste e penguan fillimin më demokratik siç janë zgjedhjet. “Siç jemi të gjithë dëshmitarë bandat kriminale kanë penguar fillimin e një procesi më të të rëndësishme demokratike, në një vend demokratik përmes metodave terroriste”, tha Sveçla. “Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia penguan të drejtën fundamentale e qytetarëve të këtyre komunave për të zgjedhur udhëheqësit e tyre”. “Gjatë këtij sulmi janë përdorur, shok bomba, granata dore dhe armë zjarri. Në këtë rast policia dhe Prokuroria Speciale e kanë cilësuar si “Sulm ndaj rendit kushtetues”, njofton Klankosova.tv