Sveçla: Armatimet që gjetëm kapin vlerën e 5 milionë eurove NULL NULL 26.09.2023 14:30 26.09.2023 14:30 Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u vra polici Afrim Bunjaku. Ai tha se armatimet që gjetën kapin vlerën e 5 milionë eurove, ndërsa shtoi se po kërkojnë dhe për armatime të tjera. Më tej ai nënvizoi se armatimet janë të prodhimit 2021 dhe 2022. “Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”, u shpreh ai. /Euronews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025