Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suspendohet komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në veri

NULL NULL
08.02.2022 09:28

Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq, është suspenduar nga puna.

Ai është suspenduar për 72 orë për shkak të dhunës në familje, sipas burimeve të KosovaPress-it.

“Ka kohë që Jarediq është ndarë me bashkëshorten dhe jeton vetëm, mirëpo B. J. ish-bashkëshortja e tij ka përjetuar dhunë për muaj të tërë duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese dhe ofenduese përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Si rrjedhojë, ajo ka denoncuar rastin në polici”, kanë thënë të njëjtat burime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, nuk është përgjigjur për të dhënë një prononcim rreth rastit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.