Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suspendohet inspektori tatimor, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

NULL NULL
15.04.2020 13:17

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për inspektorin tatimore D.F, i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje ryshfeti.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga puna”.

ATK njëherit ka ftuar qytetarwt që për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare të raportojnë përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 (burimi i informatave çdoherë do të jetë konfidencial).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.