Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Supermeni’ i familjes Xhemajli, kryetari akuzohet se e punësoi motrën dhe shokun! – “Po shpifin…” (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2025 19:48

Familjarët e zunë nga një vend pune e u rehatuan në pozita.

Fjala është për punësime në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Në nëntor të 2024-ës, në këtë ndërmarrje, u punësuan dy zyrtarë, të cilët kanë lidhje të afërta familjare, me vet Kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Gramoz Xhemajlin.

Albana Kajtazaj e cila është motra e Xhemajlit, u punësua zyrtare për ankesa dhe kërkesa të klientëve në njësinë në Istog.

Ndërsa për Elton Xhemajlin, i cili u punësua koordinator operativ në ndërmarrje, Kiks Kosovës, jo zyrtarisht i thanë që është vëllau i Gramozit.

Në fotot e shumta të postuara së bashku ndër vite, Elton e Gramoz Xhemajli shfaqen shumë të afërt.

E madje, në njërin prej postimeve të Eltonit, në foto janë 4 persona, njëri ndër ta edhe vëllau i tij, por që diçka tjetër na e tërhoqi vëmendjen.

Shkronja e parë e emrit të prindit të tre shokëve, S.

A është kjo një rastësi apo Eltoni dhe Gramozi janë me të vërtetë nga e njëjta familje?

Përmes postës elektronike, Gramoz Xhemajli, mohoi kategorikisht që ai dhe Eltoni janë vëllezër.

Bazuar në dokumentet që ka siguruar emisioni, emri i prindit të Gramoz Xhemajlit është Sylë, ndërsa i Elton Xhemajlit, Skënder.

Sipas Xhemajlit, ata janë kushërirë të largët por një kohë kanë qenë shok.

Sipas Xhemajlit, ndikimi i tij në punësimin e motrës në njësinë në Istog, dhe i shokut në ndërmarrje, ka qenë zero, kjo sepse nuk ka asnjë kompetencë sipas tij në vendimmarrje të tilla.

Sipas asaj që Xhemajli i tha ekipit të emisionit prapa kamerës në një takim diskutues, e po ashtu edhe përmes emailit, këto akuza ndaj tij ai thotë që janë të qëllimshme.

 

Puna që ai po e bën në ndërmarrje, thotë që nuk po i pëlqen dikujt tjetër.

Sipas Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Ambienti” në Pejë, Diedon Berisha, konkursi ka qenë i drejtë dhe dy të punësuarit nuk janë favorizuar.

E si u bë që punësimi i motrës së Kryesuesit të Bordit nuk u cilësua konflikt interesi?

Për punësimin e Albana Kajtazaj e Elton Xhemajlit, u njoftua edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndonëse me 30 maj të 2025-ës, kjo agjenci konstatoi që konfliktit i interesit nuk qëndron.

Kështu erdhën në përfundim nga Agjencia duke u bazuar në faktin që Bordi Drejtues i Ndërmarrjes Publike, kryetar i të cilit është Gramoz Xhemajli, emëron vetëm disa pozita të caktuara.
Ndonëse në vendimin e Agjencisë, nuk është potencuar fare lidhja ndërmjet Gramoz Xhemajlit e Elton Xhemajlit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.