Superliga vijon më ndeshjet e xhiros së 27-të - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Superliga vijon më ndeshjet e xhiros së 27-të

NULL NULL
nga Andi Shabani 31.03.2023 11:43

Futbollistët e skuadrave elitare të futbollit kosovar i rikthehen aksionit pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve.

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të.

Të shtunën në program janë tre sfida.

Në Suharekë, Ballkani e pret Gjilanin në ndeshjen kryesore të kësaj jave.

Në po të njejtën ditë, Llapi ndeshet me Malishevën kurse Prishtina e pret Trepçën`89.

Ndërkohë të dielën luhen dy sfida të tjera.

Drita përballet me Drenicën kurse Dukagjini i bën konak Ferizajt.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohen direkt në kanalet Sport të Artmotion.