Superliga rikthehet në aksion të plotë pas pauzës NULL NULL 07.02.2026 11:43 07.02.2026 11:43 Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me emocione të reja, pasi pas pauzës zhvillohet xhiroja e 19-të, e cila premton duele interesante dhe rivalitete të forta në të dyja ditët e vikendit. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00, ndërsa tifozët do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt përmes platformës Artmotion. Në program janë pesë përballje, ndërsa më poshtë e gjeni orarin e plotë. Orari i plotë i xhiros së 19-të: E shtunë (ora 13:00) Ferizaj – Drita (Sport 1) Dukagjini – Prishtina (Sport 2) Drenica – Llapi (Sport 3) E diel (ora 13:00) Gjilani – Ballkani (Sport 1) Malisheva – Prishtina e Re (Sport 2)