Superliga në Basketboll tani e tutje quhet Artmotion Superliga (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 14.09.2021 23:18 nga Shpend Spahija 14.09.2021 23:18 Konferencën e përmbyllën me dhuratë. Fanellën e kampionit aktual në basketbollin kosovar, Golden Eagle Ylli, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu ia dhuroi Drejtorit të Programit të Artmotion Alaudin Hamitit. Këta të dy prezantuan marrëveshjen e re të dy institucioneve. Kështu misioni i përbashkët i Artmotion me Federatën për ngritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë do të vazhdojë edhe më tutje. Fetahu zbuloi edhe një risi për sezonin e ri të Artmotion Superligës së Kosovës në basketboll. Platforma Artmotion, krahas nivelit më të lartë të garës së basketbollit kosovar, transmeton edhe ndeshje nga Liga e Parë dhe ajo e konkurrencës së femrave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.