Superkupa Trepça – Peja: Sulmohet nga tifozët gazetarja, Ulpiana Emra NULL NULL 17.09.2023 22:10 17.09.2023 22:10 Gazetarja e Artmotion Ulpiana Emra, është sulmuar nga tifozët. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll në mes të Trepçës dhe Pejës. Ata kanë hedhur gjësende gjatë përleshjes mes vete, ku edhe është goditur gazetarja. Ajo sonte do të flas në emisionin Sports Show në Klan Kosova, rreth gjendjes së saj shëndetësore dhe se si ndodhi ngjarja. Ndiqeni prej orës 22:30.