Superiorja e Shqipërisë, favoritët fitojnë dhe lufta për kreun në kulminacion NULL NULL 30.11.2024 18:39 30.11.2024 18:39 Dinamo e Tiranës nuk e ka humbur hapin për kreun e tabelës. Skuadra e udhëhequr nga ish-timonjeri i Ballkanit, Ilir Daja, fitoi 2-0 sfidën ndaj Teutës së Durrësit, ku golin e parë e shënoi futbollisti në top-formë na Kosova, Baton Zabërgja, derisa epilogun përfundimtar e vendosi portugezi Tiago Nani. Hap të gabuar nuk bëri as kampionja aktuale e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv Egnatia e mundi Elbasanin 3-1, me dobjetën e Regi Lushkjes, derisa golin e tretë e shënoi Mohammed Yahaya. I vetmi realizim për mysafirët në këtë ballafaqim, ishte ai i Xhonathan Lajthisë, kur barazoi shifrat 1-1. Renditjes tabelare vazhdon t’i prijë Partizani me 27 pikë, por që do ta luaj nesër derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Rrogozhinasit kampionë kanë 26 pikë, kurse Vllaznia e Shkodrës 25. Dinamo City pas tyre në vendin e katërt ka 24 sosh, raporton Klankosova.tv. Edhe në luftën për mbijetesë, Laçi me golin e Nicolas Koffi Kouame, triumfoi ndaj Skenderbeut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Suedia injoron Kosovën, trajneri i tyre bën llogaritë vetëm me Zvicren e Slloveninë 23 orë më parë