Super Monza NULL NULL nga Naim Selmani 20.05.2023 13:42 nga Naim Selmani 20.05.2023 13:42 Skuadra italiane Monza është treguar e jashtëzakonshme në sezonin e parë të saj në kampionatin italian Serie A. Ekipi i drejtuar nga trajneri Raffaele Palladino e arriti edhe fitoren e 14-të duke e mposhtur Sassuolon në udhëtim përcjell klankosova.tv. Me këtë rast Monza deri më tani ka tubuar gjithsej 52 pikë dhe e futë atë në histori. Kështu bëhen vetëm skuadra e tretë në Serie A që në debutim mbledh 50 e më shumë pikë në 70 vitet e fundit. Chievo e ka bërë në sezonin 2001/2002 duke grumbulluar 54 pikë. Para tyre një gjë të tillë e ka arritur edhe Parma në vitin 1990/1991 duke fituar 51 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025