Super mbrëmje kikboksi në Artmotion NULL NULL nga Emanuell Syla 11.02.2023 20:24 nga Emanuell Syla 11.02.2023 20:24 Këtë të shtunë në kanalet e sportit në platformën Artmotion vjen në transmetim direkt mbrëmja e kikboksit e garës Enfusion me super përballje. Mbrëmja zhvillohet në Nijmegen të Holandës, aty ku në program janë gjashtë luftëra, dy prej tyre për titull kampion bote. Darryl Verdonk nga Holanda përballet për titull me marokenin Ilias Zuggary në kategorinë e lehtë, kurse në atë gjysmë të rëndë, për titull sfidohen Mory Kromah dhe Youness Benmalek. Ngjarja fillon nga ora 21:15.