“Super Mario Bros.” filmi më i shikuar në Amerikën e Veriut për të katërtën javë me radhë NULL NULL 01.05.2023 10:17 01.05.2023 10:17 Aventura e animuar “Super Mario Bros.” është filmi numër një në Amerikën e Veriut për fundjavën e katërt me radhë, duke fituar 40 milionë dollarë shtesë në shitje biletash. Në vendin e dytë është renditur “Evil Dead Rise” me 12.2 milionë dollarë, i ndjekur nga “Are You There God? t’s Me Margaret” me 6.8 milionë dollarë, “John Wick: Kapitulli 4” në vendin e katërt me 5 milionë dollarë dhe “Star Wars Episode VI: Return of the Jedi” në të pestin me 4.7 milionë dollarë. Në pozitën e gjashtë është radhitur “Dungeons & Dragons: Honor Among Thieves” me 4.1 milionë dollarë, “Air” në të shtatën me 4 milionë dollarë, “Ponniyin Selvan: Part Two” në pozitën e tetë me 3.8 milionë dollarë, “The Covenant” në të nëntën me 3.6 milionë dollarë dhe “Sisu” në numrin dhjetë me 3.3 milionë dollarë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.