Super eventi “All Star Game” vjen ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova NULL NULL nga Arbon Flugaj 07.03.2021 09:00 nga Arbon Flugaj 07.03.2021 09:00 CHICAGO, IL - FEBRUARY 16: Luka Doncic #2 of Team LeBron dunks the ball during the 69th NBA All-Star Game on February 16, 2020 at the United Center in Chicago, Illinois. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2020 NBAE (Photo by Nathaniel S. Butler/NBAE via Getty Images) Data 7 mars 2021 sjell në ekranet tona super-eventin e përvitshëm të NBA, “All-stars”. Këtë vit çdo gjë do të jetë më ndryshe për shkak edhe të virusit COVID-19 që po vazhdon të jetë prezent në jetën tonë, teksa liga më e fortë e basketbollit në botë ka bërë po ashtu ndryshimet e saj. Ndeshja e lojtarëve të rinj nuk do të luhet fare, e po ashtu edhe e fansave që janë të njohur në fusha të tjera pos basketbollit, teksa “4 në 1” do të vijnë ndeshja All-Star, gara e shkathtësive, gara për trepikësha e po ashtu edhe ajo e ngulitjeve. Yjet e mëdhenj kanë zgjedhur të jenë pjesë e garës për tre pikë, teksa konkurrencë interesante duket të jetë edhe ajo për shkathtësitë, me garën e ngulitjeve që nuk ka ndonjë yll të madh pjesëmarrës. Në Kosovë transmetues i këtij eventi do të jetë platforma Artmotion përmes kanalit ArtSport 1, derisa ndeshja do të transmetohet edhe në Klan Kosova. Pjesëmarrësit në të gjitha garat: Gara e shkathtësive: Luka Donçiq, Chris Paul, Robert Covington, Domantas Sabonis, Julius Randle dhe Nikola Vucevic. Gara për trepikësha: Steph Curry, Devin Booker, Jayson Tatum, Jaylen Brown, Donovan Mitchell dhe Zach Lavine. Gara për ngulitje: Obi Toppin, Anfree Simmons dhe Cassius Stanley.