Super derbi “Ylli – Trepça” direkt në Klan Kosova dhe Sport 1 NULL NULL 08.11.2024 18:30 08.11.2024 18:30 Mbrëmja e së shtunës është rezervuar për super spektaklin basketbollistik ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në ProCredit Superligën e Kosovës. Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, përballen dy ish-kampione të Kosovës, të cilët në tri vitet e fundit, ishin dy herë në finale, raporton Klankosova.tv. Në edicionin 2021/22, Ylli fitoi në finale 3-1, kurse sezonin e kaluar, ishte Trepça ajo që triumfoi në elitën basketbollistike, 3-2. Mitrovicasit i mundën suharekasit edhe në finalen e Ligës Unike në muajin prill, me rezultat 67-66, njofton Klankosova.tv. Kjo super ndeshje e cila fillon në orën 17:00, trasnmetohet direkt në televizionin numër një në vend, Klan Kosova, si dhe në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion. Komentator, Agon Fehmiu! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.